Çaste poetike me poeten; Rajmonda Shyta Kolvani
Hëna, u këndon dashurive.
—————————————-
Buzë mbrëmja, ka udhë të gjëra,
Sapo ka dalë, e gjezdis ,
Nëpër udhë, me naze hëna,
Si zonjës e rëndë topolake,
Tundet dhe shkundet,
Me pudër të argjend
Dhe parfum hyjnor,
Udhët mbushen…
Një sirenë nate,
Me zë magjik, nis e këndon,
Duke dhënë shpirt,
I zbehtë një neon,
Dy silueta dashnorësh, përgjon.
Në fund të lulishtes,
Ulur në një stol,
Dy buzë, me gjilpëra epshi qepur,
Mbajnë frymën ,e dy shpirtrave
Të dy dashnorëve,
Gati duke vdekur…
Nata, me ca zëra, çuditshëm ,
Herë me ca fishkëllima të mistershme,
Ja ka marë shtruar,
U këndon dashurive të reja
Dhe dashurive të vjetra nga koha haruar,
Deri në të aguar.
S’besoni??
Hapni dritaren natën,
Dhe përgjoni…