Çaste poetike me poeten: Rajmonda Shyta Kolvani
Puthe, puthe…
———————————
Ç’trup i bukur, porsi ngjalë,
Këmbë e drejtë, e hollë, e bardhë,
Gonxhe e vogël sapo dalë.
Xixëllonjë, me yll në ballë
Si Hirushkë, në përrallë.
Çbukuri, oh, e paparë,
Buza buzën, le ta çikë,
Puthe, puthe, djalë pa frikë,
Mos dëgjo gojën e ligë,
– Është e vogëk, prit njëçikë!
Mos e lerë të të ikë,
Mos ja lerë, tjetrit, ta marë,
Përkëdhele, dhe gënjeje,
Merja mëndjen, dhe rrëmbeje,
Sa e njomkë, axhamije!
Puthja faqet, kurabije,
Mollë majoshkë, ëmbëlsije,
Rrush në pjekje, gjithë shije,
Zere djalë, në dorë shtije,
Në lulishte, mere shtrije.
Nën unap, ku bën dhe hije,
Çkalafite, dhe vërtite,
Hidh’ mbi re, në krahë prite,
Bëja leshkat, fije- fije,
Shijo mjaltë dashurie.
Faleminderit mikja ime Nasia Xhemalaj për mendimin tuaj mbi titullin kaq poetik dhe të përshtatshëm për poezinë time.
Faleminderit miqësia për versione mendimesh për titullin e poezisë. Ju përqafoj!