Çaste  poetike me poeten; Rajmonda Shyta KOLVANI

Mbante mallin ndezur

———————————

Pranë kaloja, herë e ndiqja,

Bëja sikur nuk e shihja,

Brenda vetes gati vdisja,

Me dëshirën që t’i flisja.

Ulur në një stol poshtë blirit,

Nuk i’a ndante sytë librit,

Lule bliri rënë fustanit,

Flokët topuz si tulipani.

Marr guximin pyes, ç’lexonte,

Pulsi nisi më gulçonte,

Librin ngre, tregon kapakun,

Sytë s’mi hodhi, më prishi gjakun.

Skuqur turpit ju afrova,

Titullin librit s’e lexova,

Ngriti sytë si nëpër gjumë,

Brënda syve rija unë.

Sytë thellë i flakëronin,

Më thërrisnin, po më ftonin,

Mallin tim brenda e mbante,

Nisi shpirt e sy t’i qante.

/www.QendraPress.com/