Çaste poetike me poeten;-Ramije UKAJ
MËNGJES I MJEGULLT
————————————
Nga dritarja e ballkonit tim
Mezi duket kalaja e pushtuar nga mjegulla
Ashtu si në dhomën time
Me aromë ilaçesh
Ku po mbretëron heshtja
Kushedi qe sa netë as gjumi nuk më vjen
Edhe ëndrrat sikur më kanë braktisur
Nga dhembjet e trupit
Vetëm një zog mëngjesi
Përditë më vjen në dritaren time
Me cicërima shpirti më përshëndet
Dhe fluturon diku larg
Ndoshta në Korishë.
/www.qendrapress.com/