Çaste poetike me poeten;-Ramije UKAJ

KORISHA NË VARGUN TIM
———————————-
Korisha në vargun tim
Rrjedhë si ujëvarë kujtimesh
Gurgullon si valët e Lumëbardhit
Që ma flladitin shpirtin
Plaga i saj më dhemb
Por dhimbja për të është zemra ime
Është buka ime e përditshme
Kënga ime e pashuar
Korisha në vargun tim
Është gur i shenjtë kujtese
Që të mos harrohet asnjëherë
Se prej saj u nisa
Dhe tek ajo do të kthehem
Në çdo varg të poezisë
E kam një ëndërr nga Korisha ime
Që të rri pranë saj
Si ujëvarë që nuk shteron kurrë.
/QendraPress/