Çaste poetike me poeten: Remzie Raci REXHBOGAJ
KLITHMË
————————
– Kjo klithmë është dëgjuar dhe do të dëgjohet çdo here!
Tani po e ndjej klithmën
Se heshtja është mjerim i njerëzimit
Kjo klithmë është dëgjuar
Dhe do të dëgjohet çdo herë
Në këtë botë ziliqare
Këtë e dëshmojnë penda e poetëve
Shekuj me parë që përjetuan vulën e mjerimit
Në aspekte të ndryshme në jetë
Eh, ç`mu kujtuan vargjet e Migjenit:
‘’Mjerimi është një njollë e po shkëlqyeshme
Në ballë të njerëzimit’’….
Po ashtu dhe vargjet:
‘’Të gjatë e paskam pas këtë jetë
Mbërrina ne gojë një dhëmb pa me mbet
E një ditë të mirë pa e pa kurrë mjerimi pa mu nda’’….
/www.QendraPress.com/