Çaste poetike me poeten; Remzie Raci REXHBOGAJ

NGJYRË VJESHTE

——————————–

Në dritaren time

Sot m`u shfaq

Flutura shumëngjyrëshe

Flutura me ngjyra vjeshte

Që erërat e furishme pranverore

E fërfëritën larg

Shumë larg

Atje përtej detërave të pa fund

Përtej maleve e shkëmbinjve

Andej lart

Shumë lart

Përmbi re të bardha

Ku e priste qielli krahapur

Në gjirin e vet për ta strehua

Aty ku është qetësia e përjetshme

Në pranverën e lule vjollcës

Trëndafili shumë ngjyrësh u vyshk

As ujërat e ujëvarës

S’munden dot të ia njomnin petalet e saj

Flutura shumë ngjyrëshe

E mori me vete trëndafilin e njomë

Por, aroma e trëndafilit ka mbetur

Kujtim i bukur dhe i përjetshëm.

/www.QendraPress.com/