Çaste poetike me poeten; Remzie REXHBOGAJ
VETËM SOT NGRITU
————————-
– Eh, sa rrugë të gjatë
Vëllezërit kanë udhëtu
Varrin tënd të bukur
Për me ta vizitu!
Erna të lutem ngritu sotë
Ngritu vetëm një sekond
Kanë ardhur Ertoni e Ernoti
Se po qajnë me lotë
Ngritu engjëllushë
E përqafoj fortë
Andaj ngritu të lutem
Vetëm një sekond
Mos i lerë vëllezërit
Të qajnë me lotë
Ngritu shuajna mallin
Dhe përqafohuni fort
Në këtë lendinë të bukur
Kapuni dorë për dorë
Të tretë vallëzoni
Siç vallëzojnë malësorët
Ngritu e mos i lerë me shumë
Për me qajtë
A s`të ka marrë Ty malli
Vëllezërit tu më i pa
Sa shumë të ka djeg malli
Ketë gjë mirë e di
Dhe nga bota tjetër
Do të kam mall për Ju
Ke thënë Erna Ti
Ngritu të lutem vetëm një sekond
Fshiju lotët vëllezërve
E përqafohuni fort.
/www.QendraPress.com/