Çaste poetike me poeten: Rudina Muharremi BEJA

VENDI IM

 -Ishmit-

Shkova larg teje vendi im

i hyjtë

Një copëz zemër ende me

Ty rreh

Ti madhështor shfaqesh përballë detit

 Udhëve e kalave historinë e fsheh…!

O vend i begatë erërash përkëdhelur

O djep që përkunde ëndrra pa fund

 Detit plot valë sa hapa kam hedhur

 Parfumin ta ndiej që më ndjek gjithkund.

Bujtin në

Ty zbrazësi e psherëtima

Fytyra të vuajtura lodhur pagjumësive

 trumbetojnë mburrje, ankthi, lemeria,

Mpihet buza nënës, në gji thinjet fëmija…!

 Mbi kurmin tënd shkëlqen historia

 Shi meteorësh e lumenj të përshkojnë

Emrin – pa cënuar ta ruajnë kalatë

E kodrat në ethe, dhimbjesh drithërojnë.

O tokë e shkelur, e vjelur, e vjedhur,

O etër, gjyshër, që përkëdhelët flokët e mi

O qiell që ylberë sërish di të dhurosh

Bëmëni një vënd në

Tuajin gji!

/www.qendrapress.com/