Çaste poetike me poeten; Rudina PAPAJANI
PRES..
——————
Pres,
edhe kur fjala dhemb
deri në grykë të shpirtit,
dhe kur fryma bymehet
e dot tingullin se nxjerrë,
Pres,
edhe gumëzhitjen e xhamit,
të veshur me avull të nxehtë.
Jam vardisur kohë-stinë,
që mbiu në tru,
si botë jaranësh.
Sa do larg të jetë e bukura
do pres,
aty në kafshimin e buzës,
në fshehjen e diellit,
që hesht…
/www.QendraPress.com/