Çaste poetike me poeten: Sadbere Gagica Spahija

NË JASTËKUN E ËNDRRËS

———————–

Errësira rrëshqet heshturazi

Nëpër damarët e shpirtit

Gotën e rakisë e mbusha me lotët e mi

Zemrën më bëre copë e thermi

Ky fyell magjik trazon heshtjen që vret

Kjo stuhi më.sulmon nëpër shkallët e durimit

Zemër e thyer si ditar i grisur

Që mbledh kujtimet e jetës

Si hajn i stërvitur rrugëve

Fjalët e qëndisura me këngë

Simfoni e shurdhër edhe kjo natë

theqafje mendimesh e lotët

Më rëndojnë mbi kurriz të ditës

E valëviten flokët në erë

në vargje sytë

Kanë ngjyrën e ylberit kur del pas shiut

Portën nuk do t’a mbyll,

Ndoshta vjen zogu në përqafim

Plagë me shushurimë ,plaga derdhet

Me simfoninë shurdhuese të ëndrrave

Erërat fryjnë sonte me tërbim

Mbi dritare jam ngujuar…e pres e pres

Një lindje dielli mbi kopshtin në lulëzim!

11.01.2024

/www.QendraPress.com/