Çaste poetike me poeten; Sadbere Gagica SPAHIJA
NDALE LOTIN
————————
E mos qaj sonte syri im
Kalimtare qenkan këto stinë
Si ushtimë mbi malesh me martinë
Nëpër shekuj unë ende pa atdhe
Kalimtare rasti nëpër këto rrugë
Si nëpër erëra të trazuara vrapim i rëndë
Këmbët m’i dogji ky asfalt i zi nëpër Evropë
E zemërgrisur marr veten timë si mbi qiell
Kthehem si e plagosur të vendi i harrimit
E di se një ditë ti do vish ngushllim do gjej
Në portën tënde të shpirtit të puth si një natë
Lotin ndale sonte vargu im nëpër këtë këngë!
/www.QendraPress.com/