Çaste poetike me poeten; Sadbere Gagica SPAHIJA

TINGUJ

———————-

Të mërzitur ka kënga

Fjalë e vrarë

Sa shumë je larguar

Mbi heshtjen tënde të futur

Në guacë mendimesh

Kthehu

Mos më grimco ëndrrën

Mbi shkronja malli

Të qeshem me zë

Eja qiellit me engjëjt e natës

Dhe fluturo

Drejt strehëzave qiellore

Si hije në dritën e hënës

Vargu është bërë qiell

Me nje lot qe bie

Mbi xhamat e dritares sime

/www.QendraPress.com/