Çaste poetike me poeten:-Sadbere Gagica SPAHIJA

Në karrocë
—————————
Në një karrocë rri shpirti yt,
i burgosur jo nga faj, por nga fat.
Koha të ka lidhur krahët,
por s’të ka shuar dritën e syve.
Gruaja të mban si engjëll,
fëmijët rriten duke parë forcën tënde,
ndonëse shtëpia shpesh është bosh
nga buka, nga shpresa, nga ilaçet.
Dhembja jote më vret si thikë,
e unë jam larg, s’di ç’të bëj,
veç lutem që qielli të kujtohet,
të të japë një ditë më shumë dritë.
Ti nuk je vetëm mjerim,
je këngë e pashkruar për durimin,
je shpresë që mëson botën
të dojë edhe kur jeta e harron.
/QendraPress/