Çaste poetike me poeten:-Sadbere Gagica SPAHIJA

Bota e fëlliqur e hipokritëve
——————————————
Në këtë botë të fëlliqur,
hipokritët sundojnë,
me fjalë të ëmbla gënjejnë,
me zemra të sheshta shfrytëzojnë.
Maskat e tyre shkëlqejnë si ari i rremë,
ndërsa shpirtrat e pastër i lënë në terr e në dhemb.
Ata qeshin në sy, por mbrapa therin,
të thërrasin “vëlla”, por grushtin ta gjejnë.
Të ndershmen e quajnë budallaqe, të marrë,
kurse të përdalën e ngritin në altar.
Hipokrizia është flamuri që valëvitet mbi ta,
mashtrimi – gjuha që nuk e ndalin kurrë pa ja.
Në tavolinë pinë gjak, e quajnë verë,
mbulojnë me fjalë të bukura plagët
që vetë i kanë bërë.
Por kjo botë e kalbet ngadalë, si trup i sëmurë,
e vërteta, si çekiç, do t’i thyejë
një ditë muret e gënjeshtrës së tyre.
Se hipokriti mund të ngrejë fron mbi baltë,
por kur vjen stuhia, zhytet, zhduket,
mbetet hiç, hi e thatë.
/QendraPress/