Çaste poetike me poeten;-Sadete HISENI
I mërguam
—————-
Erë acari fryn në këtë dhe të huaj
E ti me fytyrë nga dritarja
Rri tu e kërkua
Magjinë e flluskave me ngjyrë Atdheu
Vjen erë bore në këtë dhe të mërguam
E ti humbësh kujtimesh të fjetura
Në vitet e largëta të fëmijërisë
Që malli mbyt të ka
E brenga tij s’tu hoq kurrë
Një bukë kallamoçi të sjell në mend
At dimër zori
E malli i tij gati se të dogji shpirtin tënd
Të ndarë përgjysmë
Që kurrë qetësi nuk gjeti
Endur rrugëve të botës
Drurë të zhveshur
Mbet si cunga të ngratë
Të sjellin në mend natëmbramjet
E Atdheut
Që sot e asaj dite
Kurrë rreziku s’iu shkoq
/www.QendraPress.com/