Çaste poetike me poeten: Saliha Kodra-RAMA
AFSHI I GRUAS
—————————–
As acari as dëbora,
nuk e ndali dot përqafimin,
hëna shëndëriste mbi kurora,
Me buzë puth trëndafilin
Ajo si nuse dalë mbi
bjeshkë dashurinë e ndez si eshkë…
Në syrin e hënës që shkëlqente me yje,
ishte natë dalldisje dhe afsh dashurie!