Çaste poetike me poeten: Salo Shehu KORDHA

Verë e vjeshtës !

————————-

Një gotë verë do ta mbush

Të rrushit me shumë aromë

Gllënjka – gllënjka ta gëlltis

Me pak mish ta shoqëroj .

Të dehem me verën s’dua

Se më bënë diell behari

Po freski vjeshte të mbetem

Si nga verë e lehtë prej mani.

Verë t’thanës, t’dhuruar

Pjatën plotë, djathë e ullinj

Me një zog saçi t’shoqëruar

Prita vjeshtën gjithë gëzim.

Shegët filluan të skuqen

Si buzët që lyejnë nuset

Verë prej tyre skam provuar

Të shëron më kanë udhëzuar.

Erdh vjeshta stinë e bekuar

Frutat vjelim, bëjmë verë

Me një god ju them gëzuar

Miqësi e mirë me vlerë.

/www.QendraPress.com/