Çaste poetike me poeten;-Sanie ROKAJ

Vargjet
———————–
I dua vargjet .
Ashtu siç më dalin nga zemra ime
Të thjeshta të ëmbëla plot rrugëtime
Nëpër natyrë dhe kur bie shi
Ato nuk më zbehin
Po më japin dashuri .
I dua Edhe kur dita lind ç’do mëngjes
Edhe kur dielli është i mbuluar me vesë
Edhe kur deti ëndërron në paqtim të vërtetë
Kur qyteti këndon brënda Vetvetes i qetë.
I dua vargjet edhe kur kur jeta është e zhytur në trishtim
Edhe kur lodhja u ka shuar dashurinë
Edhe ndërmjet valëve të kohës së trishtimit
Kur ëndërrat kryeneçe
Drobitur nëpër rënkime .
I dua vargjet të thjeshta të ëmbëla
Dua poetët që me thjeshtësi shkruajnë
I dua vargjet si eshka e ndezur
Nëpër kërthiza zambakësh
Dashuri shkruar .
Sanie Tushi Rrokaj
Vlorë— në Vlorë, Qarku i Vlorës, Shqipëria.