Çaste poetike me poeten;-Sanie RROKAJ

Dashuria flet me hënën
—————————–
Sa shpejt kalojnë vitet
Me peshën e tyre mbi supe
Hërë me bukuri pranvere
Herë me dimër nëpër skute
Herë me buzëqeshje lumturi
Herë trëndafila plot me erë
Herë me vesë përmi lule
Herë me mjergull në ylberë.
Nëpër ditët e bukura të jetës
Kur lundronte dashuria
Kur ishim të gjithë bashkë
Plot buzëqeshje lumturia
Vitet morën rrjedhojë tjetër
U shpërndamë nëpër botë
U largua dashuria
U bë si dimër i ftohtë
Ç’u bënë ato ledhatime
nënat me përgëdheli
Tani seicili për vete
Si shtëpia pa çati
Pse u ftohtë kjo botë
kaq shumë
Mos mërgimi prishi punë ç’e
bënë dashurinë e nënave
që përshetin dhe në gjumë.
Pse vëllai nuk do vëllanë
Ç’ mallëkim që kemi marë
Pse si ujku me çekallin
S’është besë e të parëve tanë .
Është e shkurtër kio jetë
Mos e shoqëro me lotë
Mos fol me gjuhën e plagës
Mos shkel mbi ëndrrën e ngrohtë
Bëni paqe nëpër zemra
Vishuni me mirësinë
Se paqe po bën dhe bota
Hiqni mllefin dhe mërinë
Mos bëni ditët të trishta
Se jeta ikën pa kthim
Dashuria flet me hënën
Të jep jetë në udhëtim.
/QendraPress/