Çaste poetike me poeten;-Sanie T.RROKAJ

Kujtimet..
—————–
1 . 6. 2022.
Koha rrëzoi vite,
Të bukurat kujtime,
Krah telash u prenë
Nga maja në humnerë ,
Shkëmbinjtë u copëtuan , k
analet u çanë dhe nuk sollën më ujë!
Ëndrrat u prenë
Ajri u ndalua ,
Ato mbinë të heshtura
Drita u largua.
U thyen dhe ranë
Kujtimet dhe besa
Porta ëndrrash ranë
Ëndrra të pa besa!
Ëndrra të pa besa dhe
porta të mbyllura lulet u thanë,
lule të çdo stine,
Shteruan burimet,
Shkëmbinjtë u copëtuan pemëve
u ranë gjethet nga zemër e lënduar,
Kujtimet mbinë ashtu nëpër vite dhe
ngritën ngadalë fole dallëndyshesh.
Fole dallëndyshesh ,
U ngritën ngadalë, kujtimet e jetës
Veç kujtime janë,
Kujtimet mbetën në rrethojën e jetës
të bukura të ëmbla si mjafta i bletës.
𝑺𝒂𝒏𝒊𝒆.𝑻.𝑹𝒓𝒐𝒌𝒂𝒋
/QendraPress/