Çaste poetike me poeten: Sanie Tushi ROKAJ

ÇDO DITË

——————-

Të mpira janë dëshirat

që na zbresin syve

Në këtë botë që s’gjen paqe e shërim

Me diej të largëta vijnë

Nëpër ëndrra që nisen për udhëtim

Dritën e tyre qosheve të errëta kërkojnë

Unë po jetoj në kohën e rebelimit

Tamam si tërmeti me shumë ballë

Me shkuljet e erës vërshojnë mendimet

S’kthej dot ato që kanë ikur

Si zëvendësoj dot me gjethet e rëna

Sa pemë flasin për filizat e çelura

Mes reve që të gjitha i vodhën në ëndrra.

E Shikoj jetën fletë- fletë

Sa imazhe më ngacmojnë shpirtin

Sa e menduar eci në këtë udhëtim

Por jeta më fton në ritmin e çuditur .

Sa zgjaten rrugët brenda meje

Sa dua ti vras paudhësitë

Mbi atë mjegull që mbulon gjithë

brigjet gjithë fushat

Nëpër copëza ëndrrash ku rendin sytë

E shpie zërin tretur

Nga zemrat e fundosura gurëzuar në gurë

Detet e llatarëshme a’ i bashkon urë.

Ku rrënjët e pemëve rrjepur nën lëkurë .

/www.QendraPress.com/