Çaste poetike me poeten;- Sanie Tushi RROKAJ

Imazhe

______________

Të mpira janë dëshirat

që na zbresin syve

Në këtë botë që s’gjen paqe e shërim

Me diej të largëta shoh

Nëpër ëndrra që nisen për udhëtim .

Dritën e tyre qosheve të errëta kërkojnë

Unë po jetoj në kohën e rebelimit

Tamam si tërmeti me shumë ballë

Me shkulmat e erës vërshojnë mendimet .

S’kthej dot ato që kanë ikur

Si zëvendësoj dot me gjethet e rëna

Sa pemë flasin për filizat e çelura

Mes reve që të gjitha i vodhën në ëndërr.

E Shikoj jetën fletë- fletë

Sa imazhe më ngacmojnë shpirtin

Sa e menduar eci në këtë udhëtim

Por jeta më fton në ritmin e çuditur .

Sa zgjaten rrugët brenda meje

Sa dua ti vras paudhësitë

Mbi atë mjegull që mbulon gjithë

brigjet gjithë fushat .

Nëpër copëza ëndrrash ku rendin sytë.

E shpie zërin e tretur

Nga zemrat e fundosura gurëzuar në gurë .

Detet e llatarëshme a’ i bashkon urë.

Ku rrënjët e pemëve rrjepur nën lëkurë .

Përditë një jetë e çuditshme

Dua të mar pak hua drite, hënës

të ndriçojë

I marrë pak hua rreze diellit botën të

Rrezatoi

Ju lutem ylbereve ngjyrat të hedhin në ç’do anë

I lutem botës qetësi të gjejë në krahët e saj.!

/www.QendraPress.com/