Çaste poetike me poeten ;Seli MURATI

KU JANË SYTË E TU

—————————

Brenda heshtjes time!…

Sytë e tu.

Shpirti, i dashuruar në motiv

të jetës time!…

Një pikë loti i pa tharë mbeti

në buzë!…

Pa përkëdheljen sonte

mbeta jetim

tek fjala jote, dhimbje

ndjenjash, pak!…

Pak dritë nga sytë e tu

lotin të fsheh

zemrës tënde …, të qëndroj

ngrohtë

si pranverë më dhuro… aromat

Brenda dhimbjes!… Fjala.

Ku janë sytë e tu… vështrimet

e ngrohta fjala

e shprehur, e mrekullisë?…

Më thoshe…

por jo vetmive. Kjo vetmia sonte

më mundon

mbi sytë e tu po lija… humbur

zemra, buzëqeshja jote

po lundron mallit tim,

Mbi buzët e tua?… Tortura frymëmarrjesh

zbuloja

heshtjet e tua, pa emocioni.

Fuqishëm

si një dhuratë e dëshpërimit

loti i dashurisë

trokonte… dhimbjet, s’i njihja

i ndjeva, mbi sytë tu!…

Pak dritë rrezatonin këtë natë

Shpirti… i rreckosur

pikturave të tua, dehur sërish

qëndron

në sytë e mi po lije ditarin e pikave

të shiut, buzëve

lagur edhe aty, në një buzëqeshje

merr pamje, fytyra jote

si rrezet e diellit, si yjet e natës më rrëmbenin

botën!… Engjëllore

ku ta gjej… mbrojtës time?…

Aty kërkoja, dashuritë e tua, i dua

ndryshimeve..,

më prek. Më prek!… Heshtjen më prek

dhe dhimbjen

ndjej ,bukurive falur, prej syve të tu.

Aty, po fle, pa mendime

prandaj udhëtoj,… kaq shumë

të dua dhe shfletoj!…

Dhimbjen, shfletoj… stinëve

në lot gëzimi

më mbushje prandaj ngjyej

penën e dhimbjes

mbi bojë!… Nuk mbretëron

ndjenja dhe heshtja?…

Buza jote e shuar etjesh, mbi petale

e një shpirti

mes dallgësh, deti yt, valë ikur

e mbyllur

shpirtit që ngrin, mes heshtjesh

qëndronin

dhe brengat, mbysnin. .. zërin tim!…

Mere zërin tim

dhe kthjelloje mbi dhimbjet, t’ mos shijoj

dhimbje… të kthjellët

nuk njoha, mbi dashurinë e larë

me dielli, rrufetë

humbasin prandaj, mos akuzo.

pak dritë

pak dritë dhuronin… sytë e tu

s’ja fal askujt

veçse prehjen me të mire nuk do gjejnë!… Askund.

Seli Murati

22 ,2. 2022