Çaste poetike me poeten;-Selvije KADRIU

I HUAJ

—————————

Kur ti fle pranë tjetrit

pa ëndrra pa lumturi

nuk mund ti mbyllësh sytë

nga ajo mërzi

I huaj në trupin tënd

i ftohtë si varri pranë tij

kthehesh në natën e parë

kur u njohët

të rrahurat e zemrës shpeshtohen

I lutesh perëndisë

të mbetesh aty

ku shpirti yt ndiente qetësi

nga ajo dashuri

E tash më pa ëndrra pa lumturi

një ditë vdes në vetmi

/www.QendraPress.com/