Çaste poetike me poeten;- Shahe RAMAJ

Feston Kosova

——————————-

Nuk na ranë dëshmorët kot

Kot nuk derdhën nënat lot

Feston e gjithë Shqiptaria

Me Kosovën dhe Shqipëria.

‘ Bac u kry ‘ gjëmon Drenica

Të dëgjoj dhe Shotë Galica

Plisa tjerë në varre lulëzuan

Amanetin mirë dëgjuan.

Mbretëresha jonë Pavarësia

Vezullon nga bukuria

Përkulet tash botë e madhe

Para Shqipes Dykrenare.

/QendraPress.com/