Çaste poetike me poeten:-Shega CERIKU

Dhe Dashuria troket..

—————————

 Se çuditshme është jeta

Sa e ëmbël bëhet ndonjëherë..

aty ku ndjen errësirë..

 Në një moment ndjen pranverë..

 Lumturia ka aromën e jetës.

 Ëndrra që nuk shuhen kurrë

Ka shijen e ndjenjave ..

Aty ku zemra troket..

Si dielli kur lind në agim..

Kur dashuria troket..

Ndihesh prapë adoleshent

Flutura shumë ngjyrëshe.

Fluturojnë në trupin tënd..

Nuk ka moshë Dashuria..

As ndjenjat nuk shuhen kurrë..

Mos thuaj, se ikin vitet..

 Mos thuaj, se zemra

nuk të tradhton kurrë..

Mos ke frikë nga dashuria..

Lëri ndjenjat të thuash

se jam dhe unë.

Kur troket dashuria.

Dhe fytyra mer një mur..

/QendraPress/