Çaste poetike me poeten;-Shire DHIMA

Takova diellin!
——————————-
U thashë njëherë, do flas me diellin,
e kërkova qiellin me pëllëmbë
T’i mblidhja rrezet ,si mblidhja miellin
Ngadal t’u vija , s’dua t’i trëmb!
T’i zija shtegun ,atje tek Mali
Se Mali ishte miku i parë
T’më ulen rrezet,mbi rrudha t’ballit
Ti merrja farën ,të mbillja are!
Tek kodra prisja,ku shtron mëngjesin
Gjithë vesën mblidhja ,t’ju jepja çaj
Vetëm në vjeshtë e zjejë pekmesin
Ftoja gjithë miqtë ,dhe ndonjë dajë!
I bëra planet,mbi faqe të ditës
Dita më shkonte në perëndim
Përsëri plane ,u vija ngjitës
S’ndenji me mua ,asnji agim!
Dita më shkonte ,nata më qeshej
Dhëmbët e bardhë ,në terr të zi
Për besë të burrit ,nata më deshej
Ti gjeja ditës ,vendin ku rri!
Unë ndiqja ditën ,nata m’ndiq mua
Po prisja veç orën dymbëdhjetë
Më gërshërë të orës ,ti prisja thua
T’vrapoja agimit,kudo të jetë!
U tha , u bë ,tani mbaroi
Po prisja natën aty tek shtegu
O të shkoj unë ,o ajo të shkoi
Mora me vete, gërshërë shelegu!
I preva thonjtë,me gjithë gishtërinj
Hundën e gjatë ,ja lashë përgjysmë
Kur pashë agimin,i gjithë i florinjtë
Më zbriti diellin , ditën bërë nuse!
Do shkoj në dasmë,martohet dielli
Dita bërë nuse, gjithë e argjendë
Do shtroj trapez ,n’lëndina qielli
Detin me valë ,do vëmë për tëndë!
Tani për mua erdhi behari
Natën pa thonjë do lë gjithnjë
Dita me diellin shkojnë përsëmbari
Rrezja puth vargun,fjala qiell nxë!
/QendraPress/