Çaste poetike  me poeten:-Shpresa DHIMA

DASHURIA IME MBAN EMRIN TËND

—————————————

Vargu sot s’më del

Bashkë me të dhe mendimet,

Turbullt në kokë zhurmojnë,

Si e dehur, pa pirë…

Brenda syve të tu lundroja

Në detin e madh të dashurisë

Si në një livadh gjelbëruar

Sytë e tu jeshilë, shpresë -dashuri.

Buzëqeshja jote rrezatonte

Shpirtit tim diell e pranverë,

Mes ledhatime e fjalë…

Ti apo dashuria më fliste?

Se a e di i dashur ?….

Dashuria jeton dhe në largësi,

Thyen pranga vetmie…

Bashkon tokën me detin,

Ndezur zjarrit në gji.

Sytë e tu në sytë e mi u zgjuan,

Dashuria jote, dashuria ime çelur në agime,

Se a e di i dashur, dashuria – dashuron,

Ndaj sot zemra ime u zgjua në sytë e tu.

Vargu për dreq sot çfarë ka ?… s’më del

Mendimet turbullt më vijnë,

Si e dehur pa pirë….

Dashuria ime mban emrin tënd!.

/QendraPress/