Çaste poetike me poeten;-Shpresa ZURNACI

JAM MËSUAR
————————–
S’është e vërtetë që jam e fortë
Thyhem në qindra copëza
sa herë shpirti më dhemb
sa herë lotët i përbijë
sa herë zemra më ther
sa herë mërzia më mbyt
Vetëm se jam mësuar
të mos bëj zhurmë
Jam mësuar të goditem dhe të shuaj
Jam mësuar të kërkoj falje
Jam mësuar të fal të tjerët
Jam mësuar, jam mësuar
Sepse jetën shumë e dua
E dua…
Shpresa Gashi Zurnaci
/QendraPress/