Çaste poetike me poeten;-Shqipe BYTYÇI

ZGJIME TË FJETURA

—————————

Na mbaruan pranverat

ato që lindnin zjarre

tani ulim qafat zgjedhave

dhe këllqet i binden t‘zotit

tani luajmë skllavin e bindur

deri në rebelimin e çmendur

dhe dikur vetë ndëshkohemi

më pas vetë ekzekutohemi

më vonë rastis vetë knaqemi

Ku mbeti ai zjarr i nisur Prometeu

çlirim i zogut të zënë peng

ku mbetën ato pritje mes gishtash

si gacat që digjen n‘vete

kur botës ju shtua tharm mashtrimi

e çdo ditë muton

çdo ditë fytyrë ndrron

zgjimet nuk u bëkan të shtyra nga kotja

as nga bij bastard Prometeu

ato ditkan zjarrin n’zemër t‘ushqejnë

Eh, zgjimet

ato ditkan, gjatë nën hi të flenë

ShB, St.Gallen

/QendraPress/