Çaste poetike me poeten;-Shqipe BYTYQI

PAQË
———————
T’i lëmë shpirtërat të prehen
në mbretërinë e pakthyeshme
Asgjë nuk zbardhet prej së shkuarës
as gjurma e shputës ndryshon
kur njëherë e një kohë është vënë
Përkulu mbi gurët e tyre
pa gjykuar asnjë faj
Rri me ta në paqe
që të mos jetosh e vdesësh i inatosur
se mënia di të gdhendet
jo veç mbi shpirt
por edhe mbi gurin tënd
Jepi udhë vorbullës së zezë në ty
këndoju ninullë shpirtërave matanë-ikur
Monedha ka dy faqe
dhe ti s’do t’ia dalësh kurrë
t’i zbardhësh të dyja
përnjëherë
Paqe, paqe, njeri!
/QendraPress/