Çaste poetike me poeten;-Shqipe BYTYQI

TIK TAK
(këmbanë)
——————
Heshte
edhe kur të vodhën
shpirt, nder, besim…
Lotove
e sërish
çelësat ua dhe
Jam lutur
për dije vocrrakësh
për ofshama t’sëmurësh
për gjyqe t’pashitur
Kam qarë
për fëmiun e trëndafilave
për kamarierin pa orar
për shitësen e kushtėzuar
për diplomën e vjetëruar
për mjekët që ikën
për pleqtë me qindarka gishtave
për lotin e fshehur para fëmijëve
Kam vajtuar
kur malet u nxorën n’ankand
kur liqenjtë desh u shitën
kur vlerat u copëtuan
E ti
ende sehir
ende llogari
ende koeficientë
Mos thuaj princip
Mos thuaj dinjitet
është bllokadë
botë që lëngon
është kal Troje
që brenda vrapon
Tik Tak
mbaj vesh
Tik Tak
vepro
Tik Tak
zhbloko
s’ka mbetur shumë kohë
ShB
/QendraPress/