Çaste poetike me poeten:-Shqipe Bytyqi
NOTRE DAME
(Kur flaka kaploi „Bukuroshen e Parisit“)
————————————————
Si testament shekujsh
mes tokës, qiellit e kohës
mes lutjesh qiellore
rrëfimeve mëkatare
hijerëndë
sot ajo heshti
Shoh, këtej nga ne
si histori e plisbardhit përdhoset
si Manastirit Deçanit i vidhet Zoti
si plisat, brenda afreskave
me ngjyrë mashtrimi, mbulohen
si te Vau i Dejës, Skënderbeu loton
Shoh si i njëjti antinjeri
gjithandej botës ende frymon
e sërish i dhemb mjerimi Hygoit
Shoh si Kuazimodo, Esmeralda
mishëruar n’mjerimin njerëzor
nëpër korridore t’përflakura anijatash
me reliktin kurorë gjembash të hyut
mes kohës, njeriut dhe shpresës
thyejnë heshtjen e gjatë me vite drite
rreken t’ngriten n’sfondin NJERI
gjersa mijëra shpirtëra
rreth flakëve
rreth Zonjës
sonte të heshtur
lotojnë, luten dhe këndojnë!
/www.QendraPress.com/