Çaste poetike me poeten;-Shqipe MAZRREKU

Luftë që s’ka tingull
——————————–
Gurbeti është më i ftohtë se janari,
Është acar në shpirt që djeg.
E nuk mund ta ngrohësh, se ai mban hirë,
Të ndanë nga kafshata e lumturisë,
Nga festat pranë prindërve,
Pranë gotave që ngrejnë dolli.
Fytin e përpin durimi,
Lotin nuk e pret në gji.
Mes tij dhe vendlindjes
Është një luftë pa tingull,
Vetëm therje prushi e hi.
Bëhesh sikur jeton,
Por larg prindërve e dashamirëve.
Mund të kaplonë plotë mërzi,
Ti bëhesh që punon për ta.
Por ata duanë duart e mërgimtarit
Që i mbajnë në gji.
Sofrat të dyja janë plot,
Por mërgimtarët nuk janë aty.
E kur kthehet mendja te pragu i shtëpisë,
Te zëri i Nënës që thërret në mbrëmje,
Gurbeti hesht, por dhemb më fort se fjala,
Se zemra s’ka kufij,
Dhe shtëpia mbetet ajo
Ku shpirti pret të kthehet.
/QendraPress/