Çaste poetike me poeten:-Shukrije Dedinca BOROVCI

KOHA QË IKËN /21.08.024
——————————-
Pse kjo jetë,
kjo kohë kaq shpejtë iken,
ç’është ky vrap, ngarendje
pas egos e pasionit te pambarim,
ç’është kjo shoqëri?
Këta njerëz
që s’kanë kohë për asgjë,
plr askend,
ç’është kjo nguti
vetëm për të zënë dicka,
pse kurrë s’kanë kohë
per te dhëne dashuri, respekt apo afrim….
…. athua gjithë janë të uritur,
gjithmonë u mungon dicka?
Mos ndoshta egoja
apo xhelozia nuk i lë rehat,
mos ndoshta ndjenja per pushtet….
per tu lavdëruar
apo qendruar me larte se tjetri,
se kushdo…
pse kane nevoje kaq shume te duken,
te ekspozohen…
çfare rendesie ka ate qe ndien apo e ke
te tjeret patjeter që të ta kuptojn,
të të shohin…
…. mos ndodh shume lehte
te harrosh veten,
te harrosh jeten qe ke…
te mos shohesh më
të mirat pranë vetes…
… dashuria nuk matet me para,
as me mallëra dhe jo veq me fjalë…
…. dashuria eshte në zemrën tënde,
në sytë e veprimet tua
ne syte e atyre që të shohin me admirim
e mezi presin të të kenë pranë….
/QendraPress/