Çaste poetike me poeten; -Shukrije Dedinca BOROVCI

JETA KA NJË FUND /2025

———————————-

Po, vërtetë jeta ka një fund

por s’është fundi i botës…

ajo që nis

një ditë do të kryhet,

synimet që arrihen

një ditë do t’na përmbushin,

luftërat që bëhen

një ditë do të pushojnë,

fëmijët që lindin, do të rriten…

…. jetës do t’i japin kuptim

tërmetet apo vërshimet

do të shkatrrojnë,

njeriu i gjallë prapë do gjallërojë,

cdo gjë që vjen

një ditë shuhet, shkon

ajo që mbetet pas nesh do qëndrojë…

do jetoj[ dashuria që ju falem të tjerëve…

ajo do mbillet në zemrat e njerëzve,

do të mbahet mend nga mendja e tyre

s’do harrohet….

e dashuria ndërnjerëzore

si një institucion

nga jeta do trashëgohet…

/QendraPress/