Çaste poetike me poeten;-Shukrije GASHI

Kosovë e UÇK-së
———————-
Kosovë Liria ka plagët e hapura
njëmijë e gjashqind klithje heshtur
e vrarë me nge e oreks te shtuar
një shfaqje e ftohet vringellime bajonetash
shumë palë mbathje të shqyera
qe ende kundermojne gjak
kafshime çakejesh një skenografi horrori
gjymtyrë copë – copë, groposur në dhe
të huaj në Batajnice e gjetiu n’ Serbi
tek brene miza hekur medet
pa varre e pa nishan e askush foli zeshëm
deri dje
Liria ka mijëra varreza dhimbjeje
e lapidare heronjësh shesheve kozmetike
Liria ka lagje me pallate si n’ Beverly Hills
ka miliona andrra që kurrë folën shqip
Njëzetë mijë gra, vajza e burra të dhunuar
Liria ka mijëra rrëfime heshtjeje plumb
ngujuar pa fjalë në Kutine e Pandores
Liria ka Emrin Kosovë e UÇK-së
/QendraPress/