Çaste poetike me poeten:-Shukrije GASHI

Nuhi (Rexhep) Berisha

—————————-

Nuk do t’a harroj kurrë

ditën qe t’mori Ty as dimrin

e acarte veshur me kuarc

tankesh e helmetash naziste

qe nuk e pashe prapa grilave anipse

mërdhiva grithe jetën

nga akullnajat e tij qe mbollën shokët tu

rrugicave me pahir Blu e Verdhe

për ta ngri vrapin tënd maratonë

shtigjeve te Lirisë madhështinë e trimit

Spartian, njeri mishi e koci

jo legjende por luftëtar lirie

beteje plumb e gjak për jetën

ne një Kosovën pa varreza heronjsh

legjenda

por një pushimore prehjeje për te rënët e Lirisë

Nuk e pranoj kurrë medaljen

e heroit te Dyte nen hije

sot serish mërdhiva nga acari

majit ne ikje nga cakejet e hiena

vasalesh garues Blu e verdhe

Mos ma kthe te thyer andrren

për ditën ne pritje

/QendraPress/