Çaste  poetike me poeten:-Shyrete DEMAJ

E pres

——————–

një shenjë nga ti

Një presje, hap shprese

pa pikë që i vë fre

një buzëqeshje

Një rreze drite

në cep errësire

që m’i verbon

të gjitha arsyet

Një vështrim,

aq trim

sa t’i ul kokën

krenarisë time

Një përqafim

që më jep siguri,

e që më bën

t’i dorëzohem

edhe djallit

Kur shpirti digjet

mallit.

/QendraPress/