Çaste poetike me poeten:-Shyrete DEMAJ

Asgjë.
—————
Asgjë nuk ndodh pa arsye,
edhe vetë asgjëja nuk është e rastësishme.
Asgjëja, një boshllëk që pret me krahëhapur
çdogjënë por më ëmbël e pret dritën si filiz jete.
Ashtu siç qielli pret rrezet e diellit dhe hënës,
mban retë në barkun e tij
që herë herë ja turbullojnë së tepërmi,
por qetësia pas shiut është melodi shpirti është
ringjallje, është dritë që zbret nga lart e
mbjell lumturinë e gjithçkaje.
Kur asgjëja të fal gjithçka është lumturia..
Ashtu si dashuria duron dhe pranon
dhimbjen dhe drita mbush errësirën…
Unë jam asgjëja e rëndë si gur,
jam errësira që sjell dritë,
bekimi me flakë i Atit tim
Le të flijohem unë asgjëja
për lumturinë e gjithçkaje…
/QendraPress/