Çaste poetike me poeten:-Shyrete DEMAJ

Betohem!

———————–

E dashuruar do të jem

në degë të pemës

në zog

a në gjeth,

në lulëkuqe

që buzëqesh.

Dashuruar do t’jem

deri në vesh..

Tradhtoj

çdo vit që shkoj

Tmerrësisht tradhëtoj,

për të bukurin

të riun vit,

që verbërisht

dashuroj..

/wwww.QendraPress.com/