Çaste poetike me poeten; Silvana Çekiçi Rodi
Fillim i ri, tjetër energji !
————————————–
Dhe disa ditë, mbaron muaji dhjetor
Do largohet dhe viti i vjetër , i plakur halle plot
Shumë njerëz nëpër botë, sytë mbushur me lot
Kjo flamë pandemi me dhimbje i plagosi fort
Kur të trokasim gotat ,urimi i parë që del
Të zhduket epidemia me farë, rrënjë e degë
Më shumë punë ,mirqënie ,larg varfërisë
Më shumë mirësi , zemra të buzëqeshë
Ëndrat janë trembur, dëshirat kanë ngrirë
Shpresat janë gjallë , fluturojnë nuk duan tja dinë
Në qiellin e pa anë takojnë perëndinë
Kambanat e shpirtit dëgjohen përsëri
Zhvish pallton e vjetër plot arna trishtimi
Zbukuroje jetën me ngjyra ylberi
Shpresën ndize flakë,,fshekzjarr në zemër
Jeta të frymojë me tjetër energji
Gëzuar urojmë fillimin e ri
Paqe në çdo zemër dhe shumë dashuri!
28.12.2021
Silvana Çekiçi Rodi