Çaste poetike me poeten;-Sindorela Doli-KRYEZIU

Tejpërtej pafundësisë
——————————–
Një shikim paksa i grisur…
Horizont i largët, ëndërr e krisur,
Shikoj tejpërtej mendimit,
Rri në heshtje, me nge të arsyetimit
Në thellësi tejpërtej marrëzisë,
Zemra kërkon dritë përtej pafundësisë,
Horizont i largët, ëndërr e fikur,
Arsyetova me mendje të ndritur.
Gjithmonë ty duke të pritur…
(Shkruar më 12 prill, 2026)
/QendraPress/