Çaste poetike me poeten; Sofia Doko ARAPAJ
Copëza shpirti
—————————–
Atëherë thërrita….
Hënë anemike!
Ti moj e ftohta si mermeri,
në je e zonja, përqafo edhe ti,
shih është imja bota,
qielli, lulet e gjithë Vlora,
ndaj Hënë ke zili !
————-
Hënë e bukur,
ti e dije se ish nata e fundit,
dhe mbaje zi…
—————–
O, ooh…!
Të humba o zemra ime,
o përkedhelja mbi gju,
Vuaj, o vështrimi im i ëmbël, paqen e syve të tu,
të dashuroj, o shiu im i ëmbël, e vërdallisem kuturu,
po shkalloj o cipa ime e zemrës e më dhemb këtu…!
/www.QendraPress.com/