Çaste poetike me poeten; Suzana GJERGJI
Një tjetër gjuhë
———————–
Si nuk pate një tjetër gjuhë
të flasësh me zë të lartë
fjalët që rëndojnë si një lëngatë.
Nuk i gjete fjalët atëherë
ku shpirti ulërinë
të nxjerr në rrugën e së vërtetës,
furtunën që si tufan dimri gjëmonte
mbi bardhësinë e shpirtit.
Rëndoi ajo shtrëngatë
ti asnjë fjalë s’e gjete si për inat.
/www.QendraPress.com/