Çaste poetike me poeten;-Teuta  Beqari OSMANI

ERDHE

—————————–

Erdhe si një shpend me cicërimën tënde

tek më zgjove ashtu si në kohë të pamatur,

më gjete si një zoge të sapo fjetur

nga zemra jote më rrembeve krahët!

Më gjete në fole kur moti sapo kish filluar

me agimin e Diellit diçka kish ndryshuar,

ashtu si zogjtë sjellin Pranverën

në shpirtin tim, jeta me ty udhë mori!

Erdhe ti nga s’mund të rrijnë as lulet

pa shpërthyer nga gonxhe buqete të m’i sillje,

erdhe, edhe sepse nuk kisha dije

se kjo ditë për sot feston kaq vjet lumturie!

/QendraPress/