Çaste poetike me poeten;-Teuta Beqiri OSMANI

Bota është e jotja!

——————————-

E ti kërkon të kalosh oqeanin me not

Pa pasur forcën, krahët, mënd në kokë

Pa pasur një hartë, a busull të t’orjentoi

Pa pasur as edhe qëllimin apo idenë ç’do?!

Dhe kur të përballet dallga me furtunë

Dhe kur shkëmbinjtë të rrëfejnë largësinë

Dhe kur Hëna buzëqesh e në diell me ditë

Ti ngatërrohesh me veten të gjesh tëndin hij’!

Dhe kur kohërat bien ndesh me stinët

Dhe kur stinët ngatërrohen me të tyret

Dhe kur lulet i sheh të çelin si nëpër ëndrra

Dhe kur mali të duket shesh, bota është jotja!

/QendraPress/