Çaste poetike me poeten;-Teuta BIÇAKU

Lodhje
——————–
Njerëzit lodhen
kur koha nga brenda u rrjedh .
Kur hapat ecin,
por toka nuk përgjigjet.
Nëpër xhepa mbajnë kohë të palosur,
jo ditë të dielltë.
Fryma u bëhet borxh,
heshtja, faj bëhet.
Dhe trupi rri zgjuar
për një emër
që nuk thirret më.
/QendraPress/