Çaste poetike me poeten :Teuta SHAQIRAJ
Akt magjik
——————————
Erdhe si era e lindjes,
si rreze dielli në mëngjesin e parë;
si një polen xheloz,
zemra ime po gërryen
çfarë shkakton lindjen dhe vdekjen,
erozioni drithërues mbi supet e mia.
Në gjirin tim mbledh përkëdheljet e tua,
në mitër bien dëshirat e pjekura;
dhe më ledhaton në mendime,
mbuluar,
mbështjellë,
në një ëndërr të papritur,
që lëviz
dhe mall,
mes fletëve të fatit.
Rrjedh në gjakun tim,
prush dhe prush
fryti i dashurisë.
/www.QendraPress.com/